• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

PDK miraton Deklaratë në Këshillin Drejtues: Marrëveshja është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj

Redaksia 2LONLINE 17 Mars, 2023 5 min
 PDK miraton Deklaratë në Këshillin Drejtues: Marrëveshja është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Drejtues të saj, në të cilën është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i informoi anëtarët e Këshillit Drejtues për takimet dhe diskutimet e shumta të ditëve të fundit me akterë vendorë dhe ndërkombëtarë – në të cilat është diskutuar për aktualitetin politik.

Në fjalën e tij, duke diskutuar për propozimin evropian, Kryetari Krasniqi tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe nuk realizon qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Nga një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë në qendër, sot, fatkeqësisht, Kryeministri Kurti i ka sjellë vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, tha Kryetari Krasniqi.

Më tej, Kryetari Krasniqi tha se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Këshilli Drejtues miratoi, pa asnjë votë kundër, deklaratën e propozuar nga Kryetari Memli Krasniqi – në raport me situatën aktuale politike dhe marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Deklarata e plotë e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës:

1. Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar edhe Qeverinë aktuale që të angazhohet seriozisht në këtë proces, me qëllim të arritjes së qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës, për të cilat është punuar për shumë vite me radhë.

2. Marrëveshja e propozuar aktualisht dhe e pranuar tashmë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është e pamjaftueshme dhe nuk arrin qëllimet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

3. Partia Demokratike e Kosovës beson se vetëm një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme dhe e garantuar ndërkombëtarisht, e përqëndruar në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mundëson paqe të qëndrueshme dhe avancim konkret të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës.

4. Më tutje, ne besojmë se marrëveshja duhet të ruaj karakterin unitar të shtetit tonë, brenda rregullimit aktual kushtetues, si dhe të krijojë mundësitë reale për njohjen formale të shtetësisë së Kosovës nga ana e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, nisjen e procesit të anëtarësimit në NATO, fillimisht përmes pjesëmarrjes në “Partneritet për Paqe”, si dhe marrjen e statusit të shtetit kandidat për anëtarësim në BE, pa u larguar nga respektimi i marrëveshjeve të arritura më parë.

5. Situata aktuale është pasojë e qasjes së papërgjegjshme të Kryeministrit Albin Kurti dhe gabimeve të njëpasnjëshme në procesin e dialogut dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.

6. Partia Demokratike e Kosovës, si parti shtetformuese, gjithmonë e ka vendosur dhe do ta vendosë interesin shtetëror para interesit partiak.

7. Ne do të vazhdojmë komunikimin dhe koordinimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, për të shtyrë përpara aspiratën tonë të përbashkët për një shtet të konsoliduar në arenën ndërkombëtare dhe të integruar në familjen euro-atlantike. /2LONLINE/

Etiketa:Këshillin Drejtues Partia Demokratike e Kosovës PDK rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Ngacmimet dhe dhuna seksuale nuk kanë vend në shoqërinë tonë

24 Mars, 2023

Me ndezjen e Flakadanit u hap Manifestimi tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut” – 2023

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com