Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhnmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka thënë se në mungesë të projekteve të reja, dhe në përpjekje për të përvetësuar projektet ekzistuese si të vetat, kryetari i Komunës së Gjilanit e paska quajtur si një ‘zotim të përmbushur’, Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme.
‘”Festivali i Teatrit të Shkollave të Mesme”, është realizuar në vitin 2021, nuk është projekt i pushtetit aktual, është projekt që ka nis para tyre. Madje, si projekt, është i pari në Gjilan i asaj kohe, e që vazhdimi i mbajtjes së këtij festivali pas dy viteve vonesë, megjithate është lajm i mirë për Gjilanin’, ka thënë Gagica i AAK-së, në një reagim të tij.
Spas tij, ose është totalisht i pa informuar kryetari i Komunës së Gjilanit rreth projekteve ekzistuese dhe punëve të kryera, ose po mundohet me e mbulua paaftësinë dhe mungesën e rezultateve të tij përmes mashtrimit optik deklarativ.
“Vazhdoni të promovoni e përvetësoni projekte të qeverive të kaluara, por nuk e ndryshoni dot memorien kolektive. Njerëzit i mbajnë mend ato, mediat i kanë të arkivuara e po ashtu edhe ne që i kemi ideuar e realizuar ato projekte ende jemi gjallë”, ka thënë i pari i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica, i cili dikur edhe dhjetonte Drejtorinë Komunale të Arsimit. /2LONLINE/