DYLON

Posta e Kosovës nderon gazetaren dhe kantautorës avangarde Violeta Rexhepagiqin, e vë në pullë postare

Posta e Kosovës nderon gazetaren dhe kantautorës avangarde Violeta Rexhepagiqin, e vë në pullë postare
Avatar photo Redaksia

Nga sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Personalitete – Violeta Rexhepagiq”, për nderim të gazetares dhe kantautores avangarde të rok skenës kosovare të viteve ’80-ta.

Violeta Rexhepagiq u lind në Prishtinë, në shkurt të vitit 1965. Karrierën muzikore e filloi në fëmijëri, si interpretuese e rreth 40 këngëve për fëmijë. Ndërkaq, në vitet e ’80-ta solli një stil unik dhe avangardë në rok skenën kosovare. Ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së ish Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”, njëherë me grupin “Vivien” dhe njëherë si soliste.

EkoHigjiena

Përpos si interpretuese, Violeta ishte autore dhe gazetare e disa emisioneve në Televizionin e Prishtinës. Me mbylljen e TVP-së, Violeta angazhohet nga Skynews si raportuese nga zonat e luftës. Pas luftës në Kosovë, e vazhdoi veprimtarinë në lëmin e gazetarisë në RTK, deri më ndarjen e hershme nga jeta në vitin 2020.

Posta e Kosovës përmes Filatelisë së saj edhe në të ardhmen do të nderojë personalitete të shquara, me të cilat do të afirmojë vendin tonë në gjithë botën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.