“Sot bëhen 26 vjet pa kolosin e pishtarin e dijës, pa atdhetarin e njeriun e palodhur, Dr.Xhavit Ahmetin”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kryetari i degës së AAK-së Në Gjilan.
Postimi i plotë:
Sot bëhen 26 vjet pa kolosin e pishtarin e dijës, pa atdhetarin e njeriun e palodhur, Dr.Xhavit Ahmetin.
Muaji në të cilin u shua jeta e tij na bënë të kuptojmë se ai vërtetë ishte i madh sepse nëntori është i veçantë prandaj në vete merr njerëz të veçantë. Xhavit Ahmetin vdekja e gjeti ashtu siç ishte edhe jeta e tij; në shërbim të popullit dhe për arsimimin e edukimin e brezave.
Dr.Xhavit Ahmetin do ta kujtojmë e nderojmë sot e përjetë si njëri prej shumë atdhetarëve që tërë jetën e tij e vuri në funksion të çështjes kombëtare.
Lavdi!