DYLON

Haziri: Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe

Haziri: Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe
Avatar photo Redaksia

“26 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të regjionit, këshilltarin e presidentit Rugova, prof. dr. Xhavit Ahmeti.  Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe”, ka shkruar në profilin e tij, nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Degës në Gjilan, Lutfi Haziri, në postimin përkujtues për ish anëtarin e Kryesisë së LDK-së, veprimtarin Dr. Xhavit Ahmeti në 26 vjetorin e vdekjes.

Ja postimi i plotë i Hazirit:

EkoHigjiena

26 vjet pa profesorin, shkencëtarin dhe kimistin më të madh të regjionit, këshilltarin e presidentit Rugova, prof. dr. Xhavit Ahmeti.

Profesor Ahmeti ka qenë veprimtar i madh dhe besoj shumë që po të ishte gjallë, Kosova do të ishte ndryshe.

Me pjesëmarrjen aktive si ministër në hije i presidentit Rugova për çështje të arsimit, por edhe si deputet i Gjilanit në Parlament, ai do të bënte shumë më shumë dhe shumë më ndryshe se ne që jemi sot gjallë.

 Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.