“Shumë i nderuar që në kuadër të vizitës sime në Gjermani, të mirëpritem në Zyrën e AAK-së nga kryetari i saj për Gjermani, Ukë Blakaj, dhe anëtari i kryesisë këtu, njëherit përfaqësues i degës së Aleancës në Gjilan, Ilmi Mustafa”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai theksoi se rrita dhe fuqizimi i vazhdueshëm i AAK-së në Gjermani padyshim mban emrin e dy bashkatdhetarëve tanë, Ukë Blakaj dhe Ilmi Mustafa të cilën vazhdimisht po kontaktojnë bashkatdhetarë të cilët po i bashkohen rrugëtimit tonë politik si alternativë tanimë e vetme edhe në Kosovë por edhe për diasporën shqiptare.
“Aleanca gjithmonë ka pasur vëmendje të posaçme ndaj diasporës sonë, qoftë si udhëheqëse e qeverisë, si koalicion, por edhe si opozitë. Ne do të jemi krah i fuqishëm i disaporës sonë, i shqiptarëve afaristë të suksesshëm e që duan të investojnë në Kosovë. E kemi dëshmuar se përveç dijes dhe vullnetit, e kuptojmë në thelb përgjegjësinë që kemi para qytetarëve, për shtetin e për njerëzit tanë kudo që jetojnë”, ka thënë Gagica i AAK-së.
Ai shtoi se u janë mirënjohës përjetë diasporës sonë e cila në çdo etapë historike kishte rolin kyç. /2LONLINE/