“Diaspora jonë ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai u shpreh i nderuar të priste në selinë e Aleancës në Gjilan, Arbnor Grajqevcin me bashkëpunëtorë nga dega e Aleancës për Gjermani me të cilët biseduan për hapat e bashkëpunimit mes degëve si dhe për rritën e fuqizimin e Aleancës në Gjermani e në Gjilan.
“Falënderoj kryetarin Ukë Blakaj, anëtarin e kryesisë në Gjilan e në Gjermani, Ilmi Mustafa, Selim Hotin, e secilin bashkatdhetarë që i janë bashkuar Aleancës dhe e kanë shndërruar në adresë kryesore për diasporën tonë në Gjermani”, thotë Gagica i AAK-së.
Ai shtoi se janë shumë të vendosur për ta bërë Aleancën parti kryesore në vend e në diasporë. /2LONLINE/