DYLON

Ertan Demiri, drejtor i ri sportiv i SC Gjilanit

Ertan Demiri, drejtor i ri sportiv i SC Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka angazhuar Ertan Demirin në pozitën e drejtorit sportiv.

“Demiri emërohet në krye të departamentit sportiv në klub pas përvojave shumëvjeçare në fushën e menaxhimit sportiv, teksa më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive në Football Club Shkupi dhe Klubin Futbollistin Trepça ’89”, thuhet në njoftimi ne zyrtar të SC Gjilanit.

EkoHigjiena

Më tej bëhe e ditur se karriera e tij e pasur si futbollist është manifestuar edhe në fushën menaxheriale, derisa ka qenë pjesë e transferimeve të shumta në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar të futbollit.

Si një ish-reprezentues dhe agjent i njohur për ndërmjetësimin dhe transferimin e futbollistëve, 45 vjeçari synon të sjell përvojën e tij ndërkombëtare në klub.

Ambiciet e Gjilanit mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ertan Demiri pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Demirit dhe i dëshirojnë shumë suksese”, thuhet në fund të komunikatës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.