“Shumë i lumtur të shoh e të njihem nga afër me bizneset shqiptare të cilat janë shndërruar në konkurrente me ato gjermane e të tjera këtu në Gjermani, kjo falë punës së palodhshme, korrekte e profesionale të shumë bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
.Ai bëri të ditur se sot bashkë me kryetarin e AAK-së për Gjermani, mikun Ukë Blakaj, të jenë për vizitë në ndërmarrjen “Kroni” në Gjermani, një kompani serioze me pronar bashkëvendësin tonë nga Gjilani, anëtarin e kryesisë së degës së Aleancës një Gjilan, afaristin e humanistin e dalluar, Ilmi Mustafa.
“Kroni” me Ilmi Mustafën, është adresë e shumë shqiptarëve të Kosovës të cilët punojnë këtu, mbi 100 punëtorë, që e bëjnë këtë kompani konkurruese në tregun biznesor në Gjermani.
“Afaristët tanë në Gjermani e kudo tjetër, vazhdojnë të mbeten shtylla më e fuqishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe mbështetje për mijëra familje tona. Është thuajse e pamundur të mendosh për ecjen para të Kosovës pa u mbështetur në diasporën tonë shqiptare. Mirënjohës përjetë. Falenderojmë përzemërsisht mikun tonë Ilmi Mustafa për pritjen e ngrohtë që na bëri sot”, ka thënë gagica i AAK-së. /2LONLINE/