DYLON

Gjilan: Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjilan: Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësite patrulluese nga Stacioni Policor Gjilan me datën 24.05.2023 gjatë patrullimit në qytetin e Gjilanit deri sa ishin duke kryer detyra opreracinale kanë ndalur të dyshuarin S.J. (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar serb).

Gjatë verifikimit i njëjti dyshohet se është i kërkuar në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga shteti i Malit të Zi për veprat penale ‘‘Vrasje e rendë’’ dhe ,,Themelim i organizatës kriminale’’. I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan.

EkoHigjiena

Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në koordinim me njësitin për bashkëpunim ndërkombëtar Fast Kosova nga Policia e Kosovës dhe institucionet përkatëse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.