Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka thënë se Rahim Beqiri -Komandant Roki ishte njëri nga djemtë më të mirë që kishte lufta jonë çlirimtare, një luftëtar që nuk mjaftohej vetëm me lirinë e Kosovës duke u angazhuar dhe kontribuar edhe për fatin e shqiptarëve në Iliridë.
“Sot, bashkë me ish-deputetin Lahi Brahimaj, nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakaj, anëtarin e kryesisë dhe afaristin e njohur, Ilmi Mustafa, bëmë homazhe në nderim e kujtim të Rahim Beqirin, Komandant Roki në përvjetorin e përjetësimit”, ka thënë Gagica i AAK-së.
Ai ka shtuar se rënia e komandant Rokit shënon një ndër momentet e vështira për luftën çlirimtare dhe për bashkëluftëtarët e tij. Liria e Kosovës dhe të arriturat e shqiptarëve në Iliridë, janë rezultat i trimërisë dhe atdhedashurisë së djemve si Komandant Roki.
“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri, ka thënë kreu i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica i cili mori pjesë në homazhet e bëra me rastin e 23 vjetorit të rënies heroike të Rahim Beqirit-Komandant Roki. /2LONLINE/