Duket se viti 2020 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për futbollisten e Vllaznisë dhe të Kombëtares kuqezi të topkëmbës së vajzave, Medi Doçi. Për të dytin vit radhazi ajo është renditur si golashënuesja më e mirë në botë.
Ajo ka shënuar plot 85 gola, më shumë se kushdo tjetër në rruzullin tokësor dhe për rrjedhojë, ka merituar për të dytin vit me radhë titullin e“golashënueses më të mirë në botë” edhe për vitin 2019.
Duhet theksuar se shoqëria spanjolle “Futebol Feminino Alternativo” ka qenë ajo që për të katërtin vit radhazi organizon një studim të tillë për futbollin e femrave duke analizuar më shumë se 60 kampionate nga e mbarë bota dhe duke bërë një renditje të shënueseve më të mira.
Doçi ka lënë në vendin e dytë me vetëm një gol më pak, futbollisten e Barcelonës Kristina Freda, ndërkohë që në vendin e tretë është e renditur futbollistja e Apolonisë Kesjana Goro me 71 gola.