Një ndër çështjet më të nxehta të ditëve të fundit ka qenë ajo e mbrojtësit të Tiranës, Jurgen Goxha, në lidhje me Kosovën.
Lojtari ka fyer shqiptarët e Kosovës me një koment aspak të hijshëm dhe skandaloz! Por, lojtari reagoi sërish dhe kërkoi falje me një shkrim në “Facebook”.
Megjithatë, tashmë ka ardhur dhe reagimi zyrtar i Tiranës. Klubi bardheblu ka dënuar deklaratat e Goxhës dhe ka bërë me dije se mbrojtësi do të marrë gjobë.
Reagimi – “Klubi i Futbollit Tirana dënon publikisht komentin aspak korrekt të futbollistit Jurgen Goxhaj në rrjetet sociale. Futbollistët duhen të përcjellin vlera dhe kanë përgjegjësi për veprimet dhe çdo fjalë të shkruar apo thënë.
“Klubi i Futbollit Tirana kërkon ndjesë publike për komentin e nxituar që cënon imazhin e klubit si dhe bën me dije që ndaj lojtarit do të ketë një masë disiplinore, të parashikuar në kontratë”.