Lëndimet e mbrojtësve të krahut të djathtë, Danilo e Mattia De Sciglio, kanë detyruar skuadrën e Juventusit të interesohet për shërbimet e Elseid Hysajt të Napolit.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga sajti italian “Calciomercato”.
Mësohet se Juventusi do t’i ofrojë Napolit rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Hysajt gjatë afatit kalimtar të janarit.
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e njeh Hysajn, me të cilin ka punuar te Napoli dhe ka kërkuar transferimin e tij pas lëndimeve të fundit që kanë ndodhur.
Hysaj ishte pranë largimit nga Napoli gjatë verës, por zyrtarët e klubit refuzuan të gjitha ofertat për të.