DYLON

Vashat e Feronikelit demolojnë Drenicën, rekord të golave në futbollin kosovar

Vashat e Feronikelit demolojnë Drenicën, rekord të golave në futbollin kosovar
Avatar photo Elife Sherifi

Zelfije Bajramaj ka arritur një rekord të paimagjinuar, ajo ka shënuar gjithësej 22 gola në portën e Drenicës.

Feronikeli skuadra ku luan Bajramaj ka arritur fitore me rezultat 40:0 në Skenderaj kundër Drenicës, ndeshja është zhvilluar në kuadër të Superligës së Kosovës.

“Kjo lojë e tregon më së miri diferencën në mes ekipeve tona në Superligë, ne thjesht zhvilluam lojën tonë të zakonshme, nuk kishim për qëllim të nënçmonim ekipin kundërshtar, por ky është realiteti i Superligës sonë”, ka thënë Zelfije Bajramaj.

EkoHigjiena

Kurse golat e tjera u shënuan nga Bahtije Miftari 5, Arbenita Curraj 5,  Rita Olluri 3, Feride Kastrati 3, Fatbardha Kastrati e Arta Bulliqi nga 1.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.