Kosova të premten luan me Malin e Zi në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”. Në mungesë të Stevan Jovetic dhe Stefan Savic, 31 vjeçari Fatos Beqiraj pritet të marr shiritin e kapitenit te Mali i Zi.
“Dardanët” për kundërshtarë do të kenë një shqiptar i lindur në Pejë, Fatos Beqirajn. Ylli i Maccabi Netanya, Beqiraj pritet të jetë kapiten në ndeshjen kundër Kosovës.
Ai aktualisht është futbollisti me më shumë paraqitje që nga pavarësia e Malit të Zi, me gjithsej 62 ndeshje të zhvilluara.