Sulmuesi shqiptar, Xhakomo Vrioni është shumë afër kalimit te Juventusi, shkruan “Sky Sport Italia”.
Vrioni nuk po gjen hapësira te skuadra e Cittadellës – ku është i huazuar nga Sampdoria – në Serie B dhe me shumë gjasa do të largohet për t’iu bashkuar Juventusit.
Bëhet fjalë për ekipin U-23 të bardhezinjve, që garon në Serie C.
Sipas “Sky Sport Italia”, Juventusi dhe Sampdoria janë duke negociuar së bashku, teksa në ditët në vijim, mund të vijë dhe transferimi i Vrionit drejt bardhezinjve.