DYLON

Futbollisti konfirmon largimin nga SC Gjilani

Futbollisti konfirmon largimin nga SC Gjilani
Avatar photo Elife Sherifi

Futbollisti, Altin Aliu është futbollisti i radhës që ka vendosur të mbyll bashkëpunimin me SC Gjilanin. Sulmuesi i talentuar, i cili doli nga Shkolla e Futbollit e këtij klubi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin e fëmijërisë.

21 vjeçari ka falenderuar drejtuesit e klubit dhe grupin e tifozëve “Skifterat” për mbështetjen.

“Pas një kohe të gjatë të kaluar në klubin ku mora hapat parë, u zhvillova si lojtar dhe provova ndjenjën “Si të bëhesha kampion”, erdhi koha ti ndajmë rrugët, për shkak të mos interesave të përbashkëta. Që tani e tutje jam futbollist i lirë. Falenderoj presidentin Florim Zuka për korrektësinë e treguar, si dhe gjithashtu grupin e tifozëve “Skifterat” për përkrahjen”, deklaroi Aliu.

EkoHigjiena

Aliu ishte pjesë e skuadrës kampione të 19 vjeçarëve të Gjilanit dy edicione më parë, duke qenë njëri ndër më të mirët në ligë.

Edicionin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë së Pozheranit, ndërkohë që për gjashtë muaj ishte i huazuar edhe te Bashkimi i Koretinit.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.