Valmir Sylejmani ka kaluar lëndimin e pësuar që e mbajti për disa muaj jashtë fushave. Sulmuesi nga Kosova ka qenë lojtari kryesor tek skuadra gjermane Waldhof Mannheim, duke e inkuadruar në Bundesliga 3 pas një kohe të gjatë.
23-vjeçari ka shënuar 23 gola në 43 ndeshje për klubin e tij dhe kjo ka bërë që për të të shfaqin interesim skuadrat e një rangu më të lartë.
Manheim është duke kaluar nëpër një moment shumë të mire, pasi ndodhet në pozitën e tretë në Bundesliga 3 dhe kërkon futjen në Bundesliga 2.
Klubi po mbështet tani tek sulmuesi i tyre kryesor, i cili pas rikthimit nga lëndimi mund tua bëjë më të lehtë inkuadrimin në një rang më lart të garave.
Por, tifozët e Manheim po frikësohen pasi për lojtarin ofertat nuk po mungojnë sipas medieve gjermane. Por, duket se Sylejmani do të qëndrojë në Manheim deri në verë për ta ndihmuar klubin të ngjitet në një rang më lart dhe për tu larguar si futbollist i lirë.
Në rast se sulmuesi vazhdon me këtë formë të lartë, atëherë pritet që të ketë oferta edhe më të mira dhe të rikthehet në Përfaqësuesen e Kosovës.