Shqiptarja ndër gratë me të fuqishme në biznes në SHBA

Shqiptarja ndër gratë me të fuqishme në biznes në SHBA

Është bërë e ditur se shqiptarja Rudina Seseri u takon grave që kanë arritur sukses në fushën e biznesit në ShBA.

Ajo është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompanisë “Glasswing” që ka investuar mbi 100 milionë dollarë në biznese të shumta, me një fokus tek Inteligjenca Artificiale.

Po ashtu, Seseri kishte krijuar një karrierë të suksesshme në botën e financave, para se të themelonte në vitin 2016, kompaninë e investimeve në sipërmarrje “Glasswing”, emri i së cilës vjen nga një lloj fluture me krahë të tejdukshëm si xhami.

Kujtojmë se Rudina Seseri, erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 16- vjeçare. Ajo studioi në universitetin Wellesley për ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Më pas punoi në Wall Street. Pasi përfundoi një master në Harvard, punoi në kompaninë Microsoft, ku iu zhvillua pasioni për teknologji e më pas hyri në fushën e kapitalit për sipërmarrje.

Revista “Entrepreneur” e radhiti zonjën Seseri në fund të vitit të kaluar, midis 100 grave me të fuqishme në biznes në Shtetet e Bashkuara. Në një bisedë për Zërin e Amerikës zonja Seseri foli për sukseset dhe sfidat e saj, për periudhën kur u përfshi në politikë në Shqipëri, por edhe për atë që e motivon, si edhe balancimin e karrierës me jetën personale, transmeton Voa.

KOMENTE