DYLON

FSK pjesë e Ushtrimit Fushor “KFOR 33” në Gjermani

FSK pjesë e Ushtrimit Fushor “KFOR 33” në Gjermani
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga SHBA, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës me pjesëtarë të EOD dhe vëzhgues/ kontrollues, është duke marrë pjesë në Ushtrimin Fushor “ KFOR 33” në Hohenfels, Gjermani, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).

EkoHigjiena

Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.