Enis Gavazaj ka pwrfunduar aventurën disa mujore të tij në Rusi, ku ishte pjesë e skuadrës së Yenisey.
Lajmi u dha nga vetë klubi rus nëpërmjet një postimi në Twitter, ku thuhej se palët kishin rënë dakord të mbyllnin përpara kohe bashkëpunimin mes tyre.
Sulmuesi nga Prizreni është në pronësi të Skënderbeut, por në fund të merkatos së verës u transferua te Yenisey me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.
Futbollisti i Kombëtares Kuqezi, nuk mund të luajë te Skënderbeu, sepse në Shqipëri është mbyllur merkatoja.