Vlera e përgjithshme e Kombëtares së Shqipërisë tani është mbi 84 milionë euro.
Marash Kumbulla është futbollisti me ngritjen më të madhe të vlerës, prej 3 milionë tani vlen 10 milionë euro. Ai ka shkëlqyer me Veronën dhe së bashku me Amir Rrahmanin po ndalin yjet e Serie A.
Poashtu, Thomas Strakosha ka fituar ngritje për pesë milion euro dhe tani vlen 25 milionë, duke u bërë kështu lojtari më i vlefshëm në Kombëtare.
Në anën tjetër, Elseid Hysaj ka pësuar rënie të vlerës në treg. Nga 18 milionë euro sa kushtonte më herët tani kushton 16 milionë.