Flamurtari sot ka një sfidë të vështirë ku përballet me Gjilanin nga ora 14:30 në Prishtinë.
Pikët për të dyja skuadrat janë mese të domosdoshme për Flamurtarin që lufton për ekzistencë dhe për Gjilanin që po e synon kreun e tabelës.
Mbrojtësi i Flamurtarit, Lorik Maxhuni ka thënë se skuadra është mobilizuar maksimalisht dhe se nuk do të lejojë më gabime.
“Kam besim të plotë te ekipi që në këtë ndeshje do e bëjmë rikthimin. Duhet të luajmë ashtu qysh i ka hije ekipit të Flamurtarit”, ka përfunduar Lorik Maxhuni.