Futbollisti i Dritës, Albin Krasniqi është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës A. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka vendosur që ta ketë në shërbimet e tij, Albinin për miqësoren përballë Suedisë, shkruan 2LONLINE.com.
Për këtë arritje, ka reaguar edhe klubi Drita përmes një njoftimi zyrtarë në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
“ALBIN KRASNIQI ftohet nga Kosova A
Albin Krasniqi ka pranuar ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes për miqësoren që kombëtarja A do ta zhvillojë këtë fillim vitë!
Me 12 Janar 2020 është parapa që kombëtarja jonë të zhvillojë ndeshjen miqësore në Doha të Katarit përballë kombëtarës së Suedis, dhe pjesë e kësaj ndeshje do të jetë edhe lojtari ynë Albini Krasniqi!
Albini prej vitesh është pjesë e shpresave të Kosovës (U-17 dhe U-19) dhe tani më është i përfshirë edhe në Kombëtaren A të Kosovës që është ëndërr e qdo lojtari.
Forca Kosova, forca Albin
FC DRITA”.