Në kuadër të javës se aktiviteteve operacionale sipas planit të rrjetit evropian te policive rrugore ROADPOL, Policia e Trafikut se bashku me zyrtarë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kane realizuar një fushatë sensibilizuese për pjesëmarrësit në trafik, më konkretisht për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët rreth rëndësisë së përdorimin të rripit të sigurisë.
Me këtë rast, pjesëmarrësve në trafik u janë shpërndarë aromatizues me mesazhe sensibilizuese për përdorimin e rripit të sigurisë.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitetet e saja në tërë territorin e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve.
Policia apelon të gjithë pjesëmarrësit që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë rregullat dhe dispozitat ligjore në trafikun rrugor, thuhet në njoftimin policor. /2LONLINE/