Gjilan – (2LONLINE) – Në kuadër të muajit të luftës kundër kancerit të gjirit edhe në Spitalin Rajonal të Gjilanit(SRGJ), gjegjësisht në repartin e Radiologjisë gjatë kësaj fushate, ka pasur gjithsej 193 paciente, 722 eksponime, ku prej tyre 2 janë diagnostifikuar me Ca dhe 10 me tumore beninje (fibroadenoma).
Zëdhënësi i SRGj-së, Dr.Selami Kurteshi ka thënë se në këtë fushatë kanë qenë të angazhuar 5 mjek radiolog dhe 2 teknikë të Radiologjisë, të cilët kanë punuar në orar të plotë dhe këto eksponime kanë qenë falas për të gjithë pacientet.
Kjo fushatë ka rezultuar e suksesshme kur dihet rëndësia e diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit. /2lonline/