Drejtori për Shërbime Publike dhe Inspektorat Ramadan Basha, bashkë me shefin e Inspektoratit Liridon Beqiri dhe furrëtarët e Kamenicës, kanë mbajtur sot një takim të përbashkët.
Në këtë takim, furrëtarët të gjithë së bashku u dakorduan që çmimin e bukës ta zbresin prej 40 cent në 35 cent.
Sipas tyre, këtë vendim në bashkëpunim me DSHPAI e kanë marrë si shenjë solidarizimi për qytetarët e Kamenicës, pas vendimit për rritjen e taksës 100% nga Qeveria e Kosovës.
Drejtori Basha dhe shefi i inspektoratit Liridon Beqiri gjithashtu ua sqaruan furrëtarëve në detaje për inspektimin që do të bëhet.
“Gjatë inspektimit do të bëjë matjen e bukës për ta parë se a është pasha standarde dhe gjithashtu do të kontrollohen të gjitha mjetet trasportuese të bukës për higjienën e tyre”, tha Basha.
Ndër të tjera, furrëtarët diskutuan për sfidat që ata po i hasin pas rritjes së taksës, por ata janë të gatshëm që sado pak t’u dalin në ndihmë qytetarëve.
Drejtori Basha bashkë me zyrtarët e DSHPAI dhe Inspektoratin, falënderuan furrëtarët për gatishmërinë e tyre në bashkëpunim.