Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj më bashkëpunëtorë priti sot në takim Zëvendësavokatin e Popullit, Bastri Kastratin dhe Drejtoreshën e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, znj. Shqipe Ibraj Mala.
Diskutimi gjatë takimit u fokusua në bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve me theks të veçantë në fushën e të drejtave të njeriut, trajtimin e ankesave që ndërlidhen me pretendimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut me rastin e arrestit dhe ndalimit policor etj.
Zyrtarët e Inspektoratit Policor dhe të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) shprehën vullnetin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe organizimin e takimeve të tilla të rregullta në të ardhmen sa i përket bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, njofton Divizioni për bashkëpunim dhe informim i Inspektoratit Policor të Kosovës. /2LONLINE/