Sami Kurteshi, ka takuar banorë të shumtë të fshatit Velekincë për të shpalosur programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvnedosje.
Kryetari Kurteshi iu premtoi se me qeverisjen e LV-së do të rritet efiçienca dhe efikasiteti i administratës komunale në ofrimin e shërbimeve publike, dhe do të ketë transparencë radikale për veprimet e administratës komunale. Kryetari Kurteshi, theksoi se fuqizimi i rolit të qytetarit në vendimmarrje është i domosdoshëm, përmes pjesëmarrjes së komunitetit në projektet komunale.
Banorët e fshatit Velekincë kanë shprehur gatishmërinë për të votuar për ndryshim më 22 tetor, duke e sjellë në pushtet ish-avokatin, e tani njeriun e popullit, Sami Kurteshin. Mbështetje treguan edhe për kandidatin nga ky fshat, për Kuvend Komunal, Armend Rexhepin.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra – Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvnedosje