DYLON

Aktorë residentë, depolitizim e mbështetje konkrete pë Teatrin e Qytetit

Aktorë residentë, depolitizim e mbështetje konkrete pë Teatrin e Qytetit
Avatar photo Redaksia

Në një takim me komunitetin e artistëve të Gjilanit, Sami Kurteshi, shpalosi para tyre disa nga zotimet e Lëvizjes Vetëvendosje për mandatin e parë qeverisës të Gjilanit, me theks të veçantë artin e kulturën.

Teatri, i cili tash e një kohë është në gjendje të mjerueshme ka nevojë për ndërhyrje sa më të shpejtë në funksionalizimin e tij. Kryetari Kurteshi u zotua se stabilizimi i Teatrit të Qytetit me aktorë rezidentë, depolitizimi dhe mbështetja konkrete institucionale janë zotime të pashmangshme e që janë të arritshme, vetëm se deri më tani ka munguar vullneti për ta bërë këtë.

Në ndërkohë, në 20 zotimet e LV-së, hyjnë edhe rindërtimi i shtëpisë së kuluturës në të gjitha vendbanimet ku ato egzistojnë, ndërtimin e tyre në fshatra të mëdha dhe përkrahja e shoqërive kulturo-artistike, OJQ-ve, krijuesve artistikë, përmes projekteve e subvencioneve komunale.

EkoHigjiena

sponsorizuar nga Vetëvendosje

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.