/2L ONLINE/ – Një grup qytetarë gjilanas, kanë shpalosur të hënën një pankartë në qendër të qytetit ku janë vendosur emrat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, të cilëve iu është përkujtuar betimi që kanë dhënë si deputetë, ta respektojnë atë betim dhe nga të cilët është kërkuar që të mos votohet demarkacioni.
Në këtë pano ishte e shkruar:
“Qytetarët e Gjilani kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Komuna e Gjilanit:
Besa Baftiu
Fatmir Rexhepi
Ismajl Kurteshi
Labinotë Demi-Murtezi
Lirije Kajtazi
Murat Hoxha
Salihe Mustafa
Zenun Pajaziti
Të mos e votojnë këtë formë të demarkacionit me Malin e Zi dhe ta respektojnë betimi ne deputetit:
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nderë e përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhej me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane, Betohem! /2L ONLINE/