Prokuroria Speciale: Ftesa dhe aktakuza për gjykim në mungesë, për të akuzuarin Sllavisha Filiq.
Prokuroria Speciale fton për seancë të akuzuarin Sllavisha Filiq, i biri i Vojislav, i lindur më datë 25.07.1963, në Prishtinë, me vendbanim të panjohur jashtë Republikës së Kosovës, të marrë pjesë në seance fillestare të caktuar më datë 15.05.2024, e mërkurë, në ora 09:00, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, për çështjen penale të proceduar sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS. nr.330/2009, të datës 15.09.2023, për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krimet e Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Konform nenit 303 par 8. të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje të të akuzuarit Sllavisha Filiq, të dorëzohet dhe lë paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar më datë dhe në kohë si më lartë.
Konform nenit 303 par 8. të KPPRK-së, gjykata i bënë thirrje çdo personi që ka informacion relevant për vendndodhjen e të akuzuarit Sllavisha Filiq, që t’ia komunikojë atë informacion policisë, me qëllim të sigurimi të prezencës së akuzuarit Sllavisha Filiq, në këtë çështje penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /2LONLINE/