“Komanda e Forcave Tokësore( KFT), në kuadër të planit dhe parapërgatitjeve për validim të Regjimentit të dytë të këmbësorisë ka përfunduar me sukses dy ushtrime fushore Ushtrimin fushor “ LFX” dhe ‘’Fortuna 4” , njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ushtrimi “LFX” kishte qëllim ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të përgatis, trajnojë skuadrat në Nivelin T3, këmbësorI e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit dhe të validojë skuadrat e saj.
Ndërsa, ushtrimi “Fortuna” qëllim kryesor kishte ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të përgatis, trajnojë skuadrat në Nivelin T2-T3, këmbësori e lehtë, të ngritë dhe zhvillojë përformancën taktike në nivel togu dhe Kompanie, njofotn FSK. /2LONLINE/