Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar trajnim në poligonin ushtarak në Bizë të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me instruktorët e kompanisë BMC Vuran Alkar dhe në koordinim, bashkëpunim dhe mbështetje nga Komanda e Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, njofton FSK.
Kjo stërvitje ishte kombinuar duke vepruar me zjarrin direkt dhe indirekt ,ndërveprim me armët e artilerisë dhe automjeteve luftarake Vuran.
Qëllimi i kësaj stërvitje është ngritja e kapaciteteve luftarake të FSK-së, ndërveprueshmëria në mes ushtrive, shkëmbimi i përvojave me qëllimin ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, njofton FSK-ja. /2LONLINE/