Njësia për Çështjet Civile të FSK-së, në bashkëpunim me Fondaionin “MUTE” kanë realizuar grumbullimin dhe shpërndarjen e mbi 4500 dhuratave për fëmijë. Aktivitetet janë realizuar në regjionin e Prishtinës respektivisht në 60 institucione shkollore dhe parashkollore, duke përfshirë vendet urbane dhe rurale.
Projekti në fjalë është përkrahur në aspektin organizativ dhe logjistik nga FSK, ku edhe një herë dëshmohet që ne do të jemi gjithmonë afër qytetarëve duke asistuar në projekte edukative, arsimore dhe sensibilizuese. /2LONLINE/