DYLON

Komandanti i Komandës Regjionale Lindje, Kolonel Marbis vizitoi Komandën e Doktrinë dhe Stërvitjes (KDS)

Komandanti i Komandës Regjionale Lindje, Kolonel Marbis vizitoi Komandën e Doktrinë dhe Stërvitjes (KDS)
Avatar photo Redaksia

Me rastin e vizitës njoftuese, zëvendës komandanti i KDS-së, Kolonel Lladrovci falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që jap Komanda Lindje për KDS-në, dhe me këtë raste janë prezantuar të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet KDS-ja, trajnimet të cilat zhvillohen në KDS, dhe objektivat për të ardhmen.

Kolonel Marbis së bashku me stafin e tij Nënkolonel Brody dhe Rreshtermajorin Brown, falënderuan KDS-në, për pritjen dhe organizimin e bërë, si dhe ofruan mbështetjen në të gjitha fushat në të cilën ka kapacitetet njësia e tyre për të mbështetur FSK-në.

EkoHigjiena

Mbështetja nga Kampi Bondsteel nuk ka munguar asnjëherë për FSK-në , dhe në veçanti për KDS-në, ku të gjitha njësit që kanë shërbyer në kuadër të Komandës lindje ndër vite kanë bashkëpunuar me KDS-në, duke zhvilluar trajnime, seminare por edhe aktivitetet sociale ndërmjet vete. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.