Forca e Sigurisë së Kosovës sot, ka hapur dyert në të gjitha kazermat, në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, për të shënuar manifestimin e 27 nëntorit “Ditës së Forcës”.
Manifestimi qendror u mbajtë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në praninë e udhëheqësve të lartë shtetëror duke përfshirë Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Ministrin e Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, zëvendës Ministrin e Mbrojtjes z. Shemsi Syla, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, të shoqëruar nga deputetë, ministra, atashe dhe përfaqësues së vendeve mike, qytetarë të vendit dhe oficerë e nënoficerë të FSK-së.
Në këtë ditë festive për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ketë vit patëm pjesëmarrje të madhe të qytetarëve të cilët patën rastin të shohin kapacitetet ushtarake të ekspozuara, dhe aktivitete të shumta me qëllim që të njihen nga afër me jetën ushtarake. /2LONLINE/