Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes të Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes, në kuadër të planit për avancimin ngritjen e kapaciteteve të edukimit dhe shkollimit ka filluar për herë të parë realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten.
Qëllimi i Kursit të Karrierës për Kapiten është që të zhvilloj njohuri në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake për udhëheqje në nivel kompanie në mjedise operacionale duke u përqendruar në aftësitë taktike, teknike dhe të udhëheqjes. Kursi është i dizajnuar të përgatit oficer të aftë në udhëheqje, Ekspertizë Taktike dhe Operative, Njohuri për degë specialistike, Operacione të Përbashkëta, si dhe ekspertizë si Oficer Shtabi.
Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes po ngritë kapacitetet e saj, pas përfundimit të Kursit Bazik për Oficer të Këmbësorisë tani po realizon edhe kursin e karrierës për Kapiten që është kusht për zhvillim të oficerëve, duke përmbushur kështu qëllimin dhe objektivat e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, njofton FSK. /2LONLINE/