Ka përmbyllur sot punimet forumi i nënoficerëve të lartë të FSK-së, forumi organizohet me qëllim të Fuqizimi të rolit të NOF dhe avancimin e Sistemit të edukimit të NOF. Forumi është hapur nga Rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka, dhe me pas ka marr fjalën Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, ku ka përshëndetur pjesëmarrësit në emër të komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Në fjalën e tij gjeneral Dreshaj theksoj se ngritja dhe avancimi i korit të nënoficerëve në çdo ushtri ka një rëndësi të veçantë, një trupë e fortë dhe arsimuar mire do të avancoje forcën drejt ushtrive me të forta, ai gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë FSK-së, në këtë drejtim, duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e nënoficerëve të lartë të FSK-së, për përkushtimin e tyre në avancimin e korit të nënoficerëve me standardet e vendeve partnerëve të FSK-së, me fokus gardën Kombëtare të Ajov-s, KFOR dhe NALT që kanë ndihmuar në vazhdimësi këtë proces, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe forcimit të FSK-së.
Pjesë e këtij forumi ishin ekipi nga Ajova i Shteteve të Bashkuara të Amerikës udhëhequr nga CSM Straser , RRM Bailey, KFOR CSM Pizzola NALT CSM Muhic Rreshter majori i Komandës Regjionale të Lindjes RRM Zarkavy, dhe rreshter majorët e njësive të FSK-së. /2LONLINE/