Në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e ushtrimit Fushor “Dimali 24”, në Republikën e Shqipërisë.
Ky ushtrim u planifikua dhe u organizua nga Batalioni i Parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të FARSH-së dhe kishte fokus rritjen e mëtejshme të ndërveprueshmërisë së strukturave pjesëmarrëse në stërvitje në një mjedis shumëkombësh dhe kompleks.
Pjesëmarrja e FSK-së në stërvitjen ushtarake “Dimali 24” shërbeu për rritjen e mëtejshme të ndërveprushmërisë, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes forcave tona, njofton FSK. /2LONLINE/