Shefi i Stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigadë Ilir Qeriqi me ftesën e Mbretërisë së Bashkuar ishte pjesë në Seminarin për Lidershipin Strategjik të mbajtur në Akademinë e Mbrojtjes në Mbretërisë se Bashkuar.
Seminari kishte në fokus lidershipin në nivelin strategjik, modelet e lidershipit, etika, menaxhimin dhe administrimin e ndryshimeve strategjike në aspektin e vendimmarrjes në nivelin Strategjike.
Ushtarakë të lartë nga 20 vende të botës diskutuan për ngritjen dhe avancimin e lidershipit në kohën e kërcënimeve, zhvillimeve globale në fushën e sigurisë si dhe përvojat e ndërveprueshmëri në mes aleatëve, njofton FSK. /2LONLINE/