Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjese në Konferencën e Qendrave Evropiane të Trajnimit që u mbajt në Republikën e Polonisë nën organizimin e Komandës Amerikane për Europe.
Komandanti i KDS-së Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Kolonel Arsim Shaqiri përfaqësuan FSK-në, në kuadër të diskutimeve dyditore për Ndërveprueshmerinë e Qendrave trajnuese, zhvillimi dhe modernizimi i Qendrave Trajnuese Ushtarake në sisteme virtuale, analizë dhe mësimet e nxjerra nga lufta në Ukraine, si dhe mundësitë e realizimit të eksperimentimeve të Teknologjisë së re, procedurave dhe Doktrinës me qëllim të modernizimit të ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s. /2LONLINE/