“Një tjetër marshim i suksesshëm prej 12.8 km i përfunduar nga kadetët tanë në rrethinën e liqenit të Batllavës, përkundër kushteve të rënda atmosferike me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Me disiplinë, vendosmëri dhe një frymë të fortë bashkëpunimi, ata dëshmuan edhe një herë përgatitjen dhe përkushtimin e udhëheqësve tanë të ardhshëm ushtarak. Krenarë për suksesin dhe shpirtin e tyre të palëkundur, thuhet në njoftimin e FSK-së. /2LONLINE/