Kompania për Operacione me Civil (KOC) e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të planit dhe kapaciteteve, ka realizuar shpërndarjen e donacionit me pako ushqimore dhe pajisje higjienike për grupet shoqërore në nevojë, për komunitetin jo-shumicë në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkëbiseduan me qytetarët dhe u informuan rreth problemeve dhe sfidave të jetës së këtij komuniteti.
Pjesë e kësaj vizite dhe shpërndarje të donacionit ishin edhe pjesëtarë nga delegacioni Italian Multi National Cimic Group (MNCG) të cilët panë nga afër procesin e shpërndarjes së donacionit nga FSK.
FSK mbështetë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim feje, etnie apo gjinie, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/