Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral brigade Naim Haziri me stafin kanë pritur sot në takim z. Mark Veneris nga Humanitarian Mine Action Program Manager nga Ushtria Amerikane për Evropë (EUCOM ) dhe ekipin e tij të instruktorëve të cilët janë duke realizuar trajnimin për EOD 3, faza e parë në Kompaninë e Deminimit të FSK-së.
Gjeneral Haziri i njoftoi ata me të arriturat e FSK-së, dhe në veçanti të Gardës Kombëtare duke i falënderuar për kontributin e vazhdueshëm që kan dhënë dhe po japin ekipet nga EUCOM për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në të gjitha fushat e zhvillimit e me këtë rast shprehu falënderimin e tij dhe të gjithë pjesëtarëve të Gardës për mundësinë e ofruar në ngritjen profesionale për kompaninë e deminimit të FSK së.
Me kētë rastë ata diskutua për ngritjen e dhe avancimin e këtij bashkëpunimi dhe krijimin e mundësive për realizimin e trajnimeve të përbashkëta për shtetet partnere, duke ofruar kështu kapacitetet që ka FSK-ja, në të mirën e përgjithshme për paqe siguri e ambient më të sigurt për të gjithë, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/