DYLON

QSU mori pjesë në Javën Ndërkombëtare në Shkollën e Oficerëve “Offizerschule des Heeres” të Ushtrisë Gjermane

QSU mori pjesë në Javën Ndërkombëtare në Shkollën e Oficerëve “Offizerschule des Heeres” të Ushtrisë Gjermane
Avatar photo Redaksia

Qendra për Studime Universitare (QSU), mori pjesë në Javën Ndërkombëtare në Shkollën e Oficerëve “Offizerschule des Heeres” të Ushtrisë Gjermane.

Kadetët Fitore Shyti dhe Gentrit Iseni me përfaqësues të delegacionit Kapiten Bajram Geci përfaqësuan QSU-në, në këtë ngjarje.

EkoHigjiena

Kadetët kanë pasur rastin që të marrin pjesë në një shumëllojshmëri aktivitetesh që përfshijnë ambientet trajnuese të kadetëve Gjerman, udhëtime në qytetin e vjetër të Dresdenit dhe në Alpet Saksone, si dhe biseda dhe shkëmbim përvojash me kadetët e shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Po ashtu, Kapiten Geci ka pasur takime të rëndësishme në qendrën e rekrutimit dhe me lidershipin e Shkollës së Oficerëve të Ushtrisë Gjermane me qëllim krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe shkëmbim të njohurive.

Kjo ngjarje reflekton një kompromis të fortë për promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të përkushtimit të arsimit ushtarak me aleatët tanë, njofton Qendra për Studime Universitare (QSU) – Akademia e Mbrojtjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.