DYLON

Drita mposhtet nga Ballkani, Gjilani mundi Feronikelin

Drita mposhtet nga Ballkani, Gjilani mundi Feronikelin
Avatar photo Redaksia

Dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në Superligën e Kosovës në futboll, Drita dhe Gjilani i kanë zhvilluar sot ndeshjet e javës së 12-të. Drita është mposhtur në Suharekë nga Ballkani, derisa Gjilani ka  shënuar fitore  si nikoqire ndaj skuadrës së Feronikelit.

Derbi i kësaj jave padyshim që ishte ballafaqimi Ballkani – Drita. Lideri nga Suhareka doli fitues i kryendeshjes dhe me këtë fitore e ka rritur diferencën e pikëve edhe më, ndaj Dritës, ndjekëse.

EkoHigjiena

Portokallezinjtë shënuan fitore minimale me golin e Lumbardh Dellovës, në minutën e 36-të. Tani ata janë përforcuar edhe më në pozitë ne parë me 29 pikë. Ndërkohë që, Drita ka regjistruar humbjen e parë, por vazhdon ta mbajë pozitën e dytë me 22 pikë. Kjo diferencë prej shtatë pikëve e largon paksa skuadrën gjilanase nga objektivi për titull, megjithatë deri në fund të kampionatit ka akoma lojë dhe  synimi i Dritës do të vazhdojë të jetë titulli.

Në anën tjetër, tri pikë të rëndësishme i ka fituar skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani e cila në këtë xhiro, si nikoqire, para “skifterëve”, e ka mposhtur Feronikelin ’74, me rezultat 2:1.

Për gjilanasit shënuan Redon Ismaili (44’) dhe Nasko Milev (63’) derisa për mysafirët golin e vetë me shënoi Alban Shillova (88’).

Tani skuadra që drejtohet nga Gentian Mezani mbanë pozitën e gjashtë me  14 pikë të grumbulluar nga 4 fitore e 2 barazime, prej gjithsej 12 xhirove.  

Ndërkohë, ndeshja e tretë e javës së 12-të që u zhvillua sot ishte në mes të Malishevës dhe Prishtinës që e fituan vendësit me rezultat 1 me 0. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.