Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Turqisë një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës udhëton sot për në Izmir të Republikës së Turqisë për të marrë pjesë në ushtrimin fushor ,,EFES 2022” së bashku me 35 shtete pjesëmarrëse nga mbarë bota.
Ushtrimi ka për qëllimi prezantimin e aftësive dhe kapaciteteve të forcave pjesëmarrëse të shteteve të ndryshme të koordinuara dhe harmonizuara për misione të përbashkëta paqësore dhe ndërveprueshmërin në mes tyre.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesëmarrëse e këtij ushtrimi me një kontingjent me njësit nga: Komanda e Forcave Tokësore(KFT), Garda Kombëtare(GK), Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) dhe Kompania për Operacione Civile. /2LONLINE/