Forcën e Sigurisë së Kosovës në konferencën e Rreshtermajorëve të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere që po mbahet në Norfolk, Virginia të SHBA-së, është duke e përfaqësuar Rreshter Majori i FSK-së Bedri Zuka.
Qëllimi kryesor i konferencës është përgatitja e direktivës së NATO-s për zhvillimin e korit të nënoficerëve brenda Aleancës dhe vendeve partnere në rritjen e ndërveprueshmerisë dhe efektshmerisë në realizimin e detyrave dhe përmbushjen e misionit.
Konferenca është udhëhequr nga tre Rreshtermajoret e komandave kryesore të Aleancës, Rreshter Major Kevin Matters (Komanda e Transformimit të Aleancës), Brion Blais (Komanda e Operacioneve të Aleancës) dhe Robert Abernethy (Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane)
Komandanti i Komandës së Transformimit të Aleancës, Gjeneral Philippe Lavigne dhe Komandanti i Komandës së Operacioneve të Aleancës, Gjeneral Christopher Cavoli gjatë fjalimit të tyre theksuan rolin kyç të nënoficerit në përmbushjen e misionit të Aleancës dhe kanë dhënë udhëzime mbi zhvillimin e trupës së nënoficerëve në të ardhmen në përgjigje të kërkesave të kohës dhe situatave të paparashikueshme dhe komplekse, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/